E drejtë familjare

Fana Law & Consulting ka përvojë unike në fushën e së drejtës familjare.

Avokatët tanë të së drejtës familjare operojnë në një ambjent me presion të lartë, pasi puna jonë prek aspektet më të rëndësishme të jetës së klienteve tanë: fëmijët, shtëpinë dhe jetën e tyre. Qasja jonë për të zgjidhur secilin problem me të cilët klientet tanë përballen është me fokusin te ndjeshmëria dhe përgjegjësia për të cilën ata na kanë besuar.

Çështjet kryesore që ne mbrojmë në këtë fushë janë:

  • Martesa, zgjidhja dhe pavlefshmëria e saj.
  • Marrëdhëniet pasurore ndërmjet bashkëshorteve. Pjestimi i pasurisë bashkëshortore.
  • Marrëdhëniet e amësisë e atësisë, të birësimit e të kujdestarisë.