Çështjet Civile
Fana Law & Consulting është një zgjedhje e besueshme në zgjidhjen e çështjeve dhe zhvillimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e legjislacionit civil, si: çështjet e pronësisë, detyrimet kontraktore, marrëdhëniet e punës, sigurimet shoqërore, dëmshpërblimet nga aksidentet, etj.
Shërbimet për dhënie ndihme dhe konsulencë juridike në fushën civile ofrohen për personat juridik, fizik, apo individ vendas e të huaj për hartimin e kontratave, kërkesave, ankimeve dhe akteve të tjera, si dhe përfaqësimin në procesin gjyqësor civil.