Shoqëritë Tregtare dhe Korporatat

Avokatët e Fana Law & Consulting janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të negocioni çdo kontratë biznesi, nga një marrëveshje e zakonshme e furnizimit ose e shitjes, marrëveshje komplekse të shpërndarjes dhe ekskluzivitetit, kontratat franchising, marrëveshje me institucionet shtetërore, deri te zgjidhja e çështjeve komplekse rregullatore.

Stafi jonë asiston kompanitë në hartimin e dokumentave mbi qeverisjen e brendshme, marëdheniet midis shoqërisë dhe klientëve, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standadet e tregut. Gjithashtu, ofrojmë konsulencë në lidhjë me transaksionet e kapitalit dhe riorganizimin e shoqërisë tregtare.

Ne ofrojmë mbështetje të plotë për klientë vendas dhe të huaj në krijimin e biznesit të tyre në Shqipëri, përpilimin e akteve të nevojshme për regjistimin, marrjen e licencave, punësimin e punonjësve, hartimin dhe negocimin e të gjitha kontratave.