Rreth Nesh

Studio ligjore Fana Law & Consulting , që në themelimin e saj u ka ofruar të gjithë klientëve të saj shërbim të specializuar në fushën e drejtësisë, duke u ofruar asistencën e saj dhe duke i përfaqësuar në mënyrë të suksesshme në çështjet e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare, në të gjitha nivelet e gjykimit. Na është besuar përfaqësimi i klientëve me pozicione si president, ministër, deputet, ku kemi rezultuar me sukses një numër të madh çështjesh, nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.


Studio ligjore Fana Law & Consulting konsulton dhe asiston shumë shoqëri tregtare në veprimtarinë e tyre dhe në zgjidhjen e konflikteve gjyqësore. Përfaqësojmë kompani të mëdha hidrokarburesh, ndërtimi, eksport-importi, etj.
Studio ligjore Fana Law & Consulting spikat veçanërisht në çështjet familjare dhe të drejtësisë për të mitur, duke garantuar ekspertizën më të mirë dhe sukses të padiskutueshëm.


Studio ligjore Fana Law & Consulting ofron asistencën më të mirë bashkëkohore në fushën e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit vendas e ndërkombëtar nëpërmjet punës së avokatëve të specializuar jashtë vendit, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha nivelet e gjyqësorit të Shqipërisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, etj.


Studio ligjore Fana Law & Consulting vazhdon që prej themelimit, të jetë nga studiot më të suksesshme në vend dhe vlerësohet nga thjeshtësia e komunikimit, besnikëria ndaj klientit, ruajtja e konfidencialitetit, korrektësia dhe përpjekjet maksimale në favor të klientit.