E Drejta Penale

Fana Law & Consulting do të mbrojë interesat tuaja në procesin penal nën garancinë e përvojës dhe suksesit shumëvjeçar të njohur publikisht.

Ajo mbron të miturit në konflikt me ligjin në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë penale për të miturit.

Nëse ndodh që ju të bëheni objekt apo subjekt i procedimit penal dhe keni nevojë për përfaqësim apo këshilla për çështjen tuaj specifike, mund të kontaktoni Fana Law & Consullting.

Procesi penal në Shqipëri ka karakteristikat e veta, të cilat mund të kuptohen vetëm nga avokatët vendas. Ne mbrojmë klientët tanë në të gjitha çështjet penale, përfshirë rastet e krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit, krimet ndaj personit, krimet ndaj pronës, krimet në fushën e doganave e tatimeve, etj.

Avokatët e zyrës tonë afrojnë sherbimet në të gjitha shkallët e hetimit e gjykimit, në të gjithë territorin e Shqipërisë, në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Srtasburg.

Zyra jonë ofron shërbime juridike si për personat e akuzuar ashtu edhe për viktimat e veprave penale.