Neshat Fana ka studiuar dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Drejtësi dhe Diplomaci.
Është specializuar gjithashtu në Shkollën Italiane të Magjistraturës.
Për 12 vite ka punuar në të gjitha nivelet drejtuese të Prokurorisë së Shtetit Shqiptar, drejtues në prokurori rrethi, drejtues në prokurori apeli dhe drejtues në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë kohës që ka qënë drejtues në Prokurorinë e Përgjithshme, në fillim të viteve ’90 ka drejtuar hetimet dhe ka gjykuar çështjet penale më të rëndësishme të kohës me impakt të madh kombëtar e ndërkombëtar, si psh: vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, gjykimin e ish udhëheqësve më të lartë të shtetit komunist, ish president, ish kryeministër, ministra, etj, me akuzat për vrasjet në kufi, dëbim, internimet e paligjshme, shkatërrim i monumenteve të kulteve fetare, abuzime me pronën publike duke krijuar privilegje të pamerituara, goditje e grupeve kriminale të të gjitha llojeve, etj.
Për shumë vite ka punuar si ekspert për reformat në drejtësi të ndërmarra nga qeveritë shqiptare pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspert i Kuvendit të Shqiperisë në disa çështje të hetimit parlamentar me rëndësi të veçantë.
Për 8 vite ka qënë Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.
Ka qënë pedagog i të Drejtës Penale dhe Procedurës Penale në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, Shkollën e Magjistraturës dhe Universitete.
Në vitin 1998 themeloi Studion ligjore FANA me qendër në Tiranë dhe po në atë vit themeloi edhe Shoqatën e parë të Avokatëve Penalistë të Shqipërisë duke e mbyllur atë sapo Dhoma Kombëtare e Avokatëve filloi funksionimin e plotë.